Lajme

”S’do largohemi nga sheshi nëse nuk plotësohen kërkesat”, paralajmërimi për Ramën

Rigels Xhemollari, i cili është një ndër organizatorët e protestave të ditëve të fundit, u shpreh në Syri Tv se ditën e shtunë nuk do të largohen nga bulevardi nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Xhemollari u shpreh se Rama ka bërë propagandë dhe anti-protestë ndërsa shtoi se kryeministri është vetë putinist.

“Na ka quajtur putinistë. Elementët që janë pjesë e këtij diskursi publik e bëjnë Ramën putinist. E drejta e protestës është e drejtë qytetare. I vetmi personazh dhe lider që parandalon dhe nuk i lejon protestat është Putin, dhe në Shqipëri është Rama. S’kemi ushtruar dhunë, ndërsa policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve. Të shtunën do paraqesim sërish kërkesat, nëse Rama nuk i plotëson do vendosim të qëndrojmë aty minimalisht 24 orë deri sa të plotësohen kërkesat. Çdo gjë do vendoset aty”, tha Xhemollari.

Lexo më shumë  Rashiq thotë se ka gabuar me deklaratën për Manastirin e Deçanit: I kam ngatërruar dy ngjarje

I riu tregoi se kanë zhvilluar disa takime me grupet e interesit, fermerët, shoqatat e turizmit dhe bizneset. Xhemollari tha se kanë një kërkesë të përbashkët me 6 pika për qeverinë që të ulë çmimet të cilat prekin shumë shtresa në nevojë.

“Kërkesat kryesore që lidhen me protestën është heqja e taksës së qarkullimit 27 lekë për çdo litër naftë. Më përpara është quajtur qarkullim tashmë regjistrim dhe paguhet dyfish te drejtoria e rrugëve. E paguajnë qytetarët që kalojnë te Rruga e Kombit. Kemi vlerësuar nga mendimet e ekspertëve që kjo taksë mund të pezullohet për momentin”, tha Xhemollari.

Ndër të tjera ai shtoi se kërkojnë heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore ashtu si në vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimit Europian.

“Rajoni dhe vede të BE kanë reduktuar TVSH-në e ushqimeve, vezë, qumësht, miell, që janë rritur momentalisht dhe rëndojnë qytetarët. Lehtësimi nga TVSH-ja do të ulte goxha. Kemi theksuar se duhet që në Shqipëri, ndryshe nga rajoni dhe BE të përcaktohet me ligj minimumi jetik që të sigurojnë dinjitetin njerëzor.”-tha Xhemollari.

Xhemollari tha gjithashtu se kërkojnë të pezullohen disa koncesione që deri diku janë të panevojshme apo abuzive pasi nuk kanë transparencë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *