Lajme

Scholzi iu drejtua me qetësi presidentit serb për njohjen reciproke: Thashë diçka të qartë dhe kjo do ndihmojë

Kancelari Scholz kërkoi në Beograd vazhdimin e reformave, njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe sanksionet ndaj Rusisë.

Pas deklaratave në Prishtinë se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është shumë i rëndësishëm, kancelari gjerman Olaf Scholz sqaroi në Beograd se për këtë nevojiten reforma të mëtejshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kancelari tha se konkretisht bëhet fjalë për garantimin e sundimit të ligjit dhe lirisë së medias si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Scholzi e vlerësoi reformën gjyqësore në Serbi duke shtuar në të njëjtën kohë se tani duhet të pasojnë hapa të mëtejshëm.

Zemërim në Beograd lidhur me deklaratat për Kosovën

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë Scholzi ishte shprehur edhe për përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë për anëtarësim në BE. “Marrëveshja duhet të qartësojë përfundimisht edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që reciprokisht nuk e njohin njëri-tjetrin, të bëhen anëtarë të BE-së”. Kjo deklaratë për njohjen e Kosovës shkaktoi zemërim në Beograd.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Pas takimit me Scholzin presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se ai po “dëgjon për herë të parë sot se nga BE-ja kërkohet njohje reciproke” duke shtuar se “ne nuk reagojmë ndaj presionit, pra që dikush na kërcënon dhe ne më pas duhet të bëjmë diçka.”

Scholzi reagoi me qetësi ndaj zemërimit të Vuçiçit në konferencën e përbashkët për shtyp duke thënë se “tha diçka që është e qartë dhe se ndoshta kjo do të ndihmojë.”

Kancelari theksoi edhe një herë se synimi i tij është që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE “jo në një të ardhme shumë të largët, por sa më shpejt të jetë e mundur.”

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Kritikë ndaj qëndrimit të Serbisë ndaj Rusisë

Që para vizitës në Beograd Scholzi i kishte sugjeruar Serbisë të ndryshonte kursin e saj në politikën ndaj Rusisë. Kushdo që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian duhet t’i pranojë të gjitha direktivat dhe rregullat e lidhura me të. Sanksionet e vendosura nga BE-ja kundër Rusisë janë një prej tyre. Në Bograd Scholzi deklaroi: “Ne presim që sanksionet të zbatohen edhe nga ato vende që janë të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE”.

Vuçiç tha se Beogradi e kishte dënuar sulmin e Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe organe të tjera, por se vendi i tij ka një qëndrim të ndryshëm ndaj sanksioneve, sepse Serbia gjendet në një “situatë shumë të komplikuar” kur është fjala për furnizimin me energji.

Kancelari Olaf Scholz do vazhdojë turin e tij në Ballkan me vizita në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari./DW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *