Bota

Scholzi dhe Zelenski “dakordohen të bëjnë gjithçka që munden” për të mundësuar eksportet e grurit

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë rënë dakord “të bëjnë gjithçka” për të mundësuar eksportet e drithërave nga Ukraina, teksa shqetësimet rriten për një krizë globale ushqimore.

Gjatë një telefonate të mërkurën, Scholzi informoi liderin ukrainas për telefonatat e tij me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin francez Emmanuel Macron më 28 maj, sipas një deklarate nga Kancelaria gjermane.

Lexo më shumë  Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

“Kancelari dhe presidenti ukrainas shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi situatën aktuale ushtarake dhe humanitare në Ukrainë. Ata ranë dakord se duhet bërë gjithçka për të mundësuar eksportin e grurit nga Ukraina, veçanërisht nga deti,”.

Thirrja e liderëve vjen në kohën kur ministrat e jashtëm turk dhe rus u takuan në Ankara për të diskutuar çështjet lidhur me eksportet e grurit nga Ukraina.

Në një postim në Twitter të mërkurën, Zelensky tha se ai ngriti çështjen e “përputhshmërisë së Rusisë me rregullat ndërkombëtare të trajtimit të të burgosurve të luftës” me Scholzin. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e vendimeve për integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Ursula von der Leyen: Ukraina mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *