Scholz, Ramës: Një media e lirë dhe e pavarur, thelbësore për demokracitë tona evropiane!
Kancelari gjerman Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët e kryeministrin Edi Rama në Berlin, u ndal tek anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE.
Sa i përket Shqipërisë, kancelari gjerman tha se në thelb mbetet sundimi i ligjit. Gjithashtu ai u shpreh se mediat e lira dhe të pavarura janë thelbësore për një demokraci europiane.
“Mediat e lira dhe të pavarura janë pjesë përbërëse dhe thelbësore e demokracive tona europiane. Ndaj kemi nevojë për një mjedis ekonomik me siguri juridike dhe transparent.
Integrimi i shpejtë i të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike”, tha ndër të tjera ai.
Rruga Press