Lajme

Scholz: Procesi i Berlinit të shërbejë për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

Kancelari gjerman, Olaf Schoz deklaroi se Procesi i Berlinit duhet të shërbejë si hap i rëndësishëm për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Deklaratën, Scholz e dha këtë të shtunë nga Shkupi, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Sipas Scholz, Procesi i Berlinit duhet të “ringjallet”, pasi shërben më së shumti për zhvillimin e tregut të përbashkët rajonal dhe theksoi se marrëdhëniet e mira në rajon dhe fuqizimi i ekonomisë, do përafrojë këto vende me BE-në

Lexo më shumë  Kriza e industrisë, numri i të punësuarve në Shqipëri ra me 13.1% më 2024

“Hap i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit është të përshpejtojmë integrimin ekonomik dhe europian në favor të qytetarëve të Ballkanit Perëndimior. Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor përfitojnë nga bashkëpunimi më i mirë rajonal, të fuqizohet ekonomia, të përmirësohen marrëdhëniet fqinjësore dhe përshpejton përafrimin drejt BE-së.

Para shumë vitesh kemi filluar një proces, i cili duhet të jetë mbështetje për këtë rrugëtim, i ashtuquajtur Procesi i Berlinit që nga viti 2014, që demonstroi se çfarë potenciali ka në bashkëpunimin ne 6 vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh kancelari.

Lexo më shumë  Kurti: Qytetarët presin nga ne ta formojmë Qeverinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *