Bota

Scholz: Paqja në Ukrainë vetëm nëse Putini tërheq trupat

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se paqja në Ukrainë është e mundur në çdo kohë nëse presidenti rus Vladimir Putin ndalon luftën.

Sipas mediave të huaja, Scholz tha gjithashtu se ka pasur gjithmonë iniciativa për ndërmjetësim.

“Për shembull, menjëherë pas shpërthimit të luftës, Rusia dhe Ukraina negociuan drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.

Lexo më shumë  Zelensky publikon video nga sulmet e fundit ruse: Ata që duan negociata paqeje nuk i godasin njerëzit me raketa

Negociatat më pas dështuan sepse Rusia i përdori ato vetëm si një justifikim për të zhvendosur njëkohësisht trupat e saj në lindje për një ofensivë të madhe”, theksoi kancelari gjerman.

YouTube player