Scholz: Gjermania ‘e lehtësuar’ nga rezultatet e zgjedhjeve në Francë
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se vendi i tij është “i lehtësuar” nga rezultatet e zgjedhjeve në Francë.
Sipas mediave të huaja, ai tha se do të kishte qenë një sfidë e madhe nëse Presidentit francez do t’i duhej të hynte në koalicion me një parti populiste të krahut të djathtë.
“Do të kishte qenë një sfidë e madhe nëse presidentit francez do t’i duhej të hynte në një koalicion me një parti populiste të krahut të djathtë,” u tha Scholz gazetarëve.
“Kjo tani është shmangur dhe ne tani shpresojmë që presidenti, por edhe përfaqësuesit e zgjedhur, do të kenë sukses në formimin konstruktiv të një qeverie”, shtoi ai.
Rezultati i zgjedhjeve në Francë:
Fronti i Ri Popullor : 180
Ansambli : 159
Tubimi Kombëtar : 142
Rruga Press