Scholz dënon Putinin, thotë se fuqitë perëndimore do të mbrojnë aleatët lindorë të NATO-s
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se fuqitë perëndimore do të përdorin të gjitha burimet në dispozicion për të siguruar që konflikti në Ukrainë të mos përhapet në vendet e tjera të Evropës.
“Putini nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur të gjithë anëtarët e saj. Kjo vlen shprehimisht për partnerët tanë të NATO-s në shtetet baltike, Poloni dhe Rumani, Bullgari dhe Sllovaki. Ska asnjë ‘nëse’ ose ‘por’, “tha Scholz në një fjalim televiziv drejtuar kombit.
Ai shtoi se vetëm Putini mban përgjegjësinë për sulmin në Ukrainë, por paralajmëroi presidentin rus se “nuk do të fitojë”.
“Me sulmin ndaj Ukrainës, presidenti Putin dëshiron ta kthejë kohën pas. Por nuk ka kthim prapa në shekullin e 19-të, kur fuqitë e mëdha sundonin mbi krerët e shteteve më të vogla”, tha Scholz.
Rruga Press