Bota

“Save the Children”: Mbi 12 milionë fëmijë në botë viktima të skllavërisë moderne

Janë pothuajse 50 milionë njerëz në mbarë botën që janë viktima të formave të ndryshme të skllavërisë moderne, nga të cilët mbi 12 milionë janë të mitur, sipas organizatës së OKB-së, ”Save the Children” me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Njerëzve.

Raporti vëren se shfrytëzimet regjistrohen veçanërisht në format e punës së detyruar që përfshin edhe ato për qëllime të shfrytëzimit seksual si dhe martesat e detyruara që në fëmijëri me një trend në rritje.

“Ndër të miturit 3,3 milionë janë të përfshirë në punë të detyruar, kryesisht për shfrytëzim seksual (1,69 milionë) ose për shfrytëzim pune (1,31 milionë), në fusha të tilla si punët shtëpiake, bujqësia, prodhimi, ndërtimi, lypja apo aktivitete të paligjshme, ndërsa 320 mijë i nënshtrohen punës së detyruar nga shtetet, si të burgosur, disidentë politikë, apo anëtarë të pakicave të persekutuara etnike apo fetare”, thekson raporti.

Lexo më shumë  Holanda i jep Ukrainës raketa, pajisje dhe materiale për avionët F-16

Sipas raportit 9 milionë janë të mitur që janë viktima të martesave të detyruara.

”Fenomeni i martesave të detyruara gjeografikisht prek më shumë Azinë Lindore (14,2 milion njerëz të përfshirë në 2021, më shumë se 66% e rasteve të vlerësuara), e ndjekur në distancë nga Afrika (3,2 milion dhe 14,5 %), nga Evropa dhe Azia Qendrore (2,3 milionë dhe 10,4%).

Lexo më shumë  Ish Ambasadori i SHBA-së në NATO: Perëndimi forcon Vuçiqin, teksa minon të tjerët

Shumica e martesave të detyruara organizohen nga prindërit e viktimave (në 73% të rasteve) ose nga të afërmit (16%) dhe shpesh lidhen me situata të cenueshmërisë së fortë, të tilla si robëria shtëpiake ose shfrytëzimi seksual.

“Nuk mund të mbyllim sytë para fenomenit të trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve, një tragjedi e përhapur në mbarë botën”, theksoi Raffaela Milano, Drejtoreshë Kërkimore dhe Trajnuese e ”Save the Children”.

YouTube player