Bota

Sassoli “ia tërheq veshin” Janshës: Nuk i takon Sllovenisë t’i tregojë BE-së çfarë të bëjë

Kreu i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka reaguar dhe kontestuar deklaratën e kryeministrit slloven Jansha se ”BE nuk do të hap korridor humanitar apo migrimi për Afganistanin”, shkruan agjencia sllovene “STA”.

Sipas “STA”, Sasoli ka thënë se “nuk është detyrë e kryesueses aktuale të Këshillit të Evropës që t’i thotë BE-së çfarë të bëjë”.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas bombarduan rafinerinë ruse të naftës në Yaroslavl

“Të gjitha institucionet tona punojnë në përcaktimin e solidaritetit që nevojitet për ata që janë në rrezik nga regjimi taleban dhe jo vetëm për afganët që kanë punuar për ne”, ka thënë Sassoli.

“Ftojmë kryeministrin Jansha që të bisedojë me institucionet evropiane ashtu që të vendosim cilët duhet të jenë hapat e mëtutjeshëm. Të gjitha vendet tona ndjejnë dhe janë të përfshira në shthurjen e situatës në Afganistan dhe është e qartë se na duhet të tregojmë solidaritet”, porositi Sassoli.

Lexo më shumë  Obolienskyi: Ukraina rimori disa pjesë të qytetit në vijën e frontit në rajonin e Kharkivit

Deklarata e Sassolit pasoi pas deklaratës së mbrëmshme nga kryeministri Jansha, kur në Twitter ai shkroi se BE “nuk do të hap dyert për asnjë korridor humanitar apo migrues ndaj Afganistanit”, apo të lejojë përsëritjen e migrimit sikur në vitin 2015.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *