Sport

Sarri dëshiron një sulmues krahu në ekip, Tare hidhet në sulm, në ‘lupë’ dy shqiptarë

Lazio është në kërkim të një sulmuesi krahu. Drejtori sportiv i klubit nga kryeqyteti është duke vlerësuar alternativat e mundshme.

Në “lupë” janë vendosur dy shqiptarë, e alternativat e tyre janë tre të tjerë. Sipas Corriere dello Sport, në krye të preferencave të Traes qëndron gjermani Julian Brandt.

Borusia Dortmund duket e bindur të lejojë huazimin e gjermanit nëse formula do të jetë huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro.

Nëse kjo nuk arrihet, i dyti në listë është Pablo Sarabia i PSG. Por një kali mi tij në Romë varet nga e ardhmja e Joaquin Correa. Në listë janë edhe dy shqiptarë, Xherdan Shaqiri i Liverpoolit dhe Adnan Januzaj i Real Sociedadit.

Si Shaqiri ashtu edhe Januzaj thuhet se zënë një vend të pëlqyer në listën e dëshirave.

Në sfond thuhet se mbetet slloveni i Atalantas, Josip Ilicic.
Megjithatë, largimi i tij nga klubi italian dhe në veçanti drejt një rivali si Lazio do të jetë shumë i vështirë.

Tare thuhet se duhet të ngutet për t’i dhënë një lojtar të rëndësishëm Lazios dhe trajnerit Sarri, pasi krupi lacial synon që këtë sezon të jetë në krye të tabelës dhe për këtë, po punon për të formuar një skuadër kualitative.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *