Bota

Sardenja po digjet, 20 mijë hektarë pyll i shkrumbuar, “humbëm në një ditë punën e 50 viteve”

Paraqitet e vështirë situata nga zjarret në ishullin italian të Sardenjës. Sipas autoriteteve italiane, pjesa perëndimore e ishullit , në afërsi të qytetit Oristano, po përjeton një nga  situatat më të vështira në vitet e fundit, me pothuajse 20 mijë hektarë pyje dhe shkurre tashme të shkrumbuara.

Ndoshta nga pakujdesia njerëzore, por sigurisht me ndihmën e erës së nxehtë që ka fryrë në ditët e mëparshme, flakët janë shpërndarë shumë shpejt duke rrezikuar edhe qendrat e banuara, si Cuglieri, Senniarolo dhe Bosa, ose si Santu Lussurgiu, qytezë që pothuajse është braktisur nga banorët e frikësuar.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Sipas autoriteteve lokale, dëmet në bujqësi dhe turizëm janë të pallogaritshme, ndërkohë që po aq të rënda janë ato mjedisore “Një mal i tërë u zhduk në një ditë, pasi ishin dashur 50 vite për ta pyllëzuar”, ishte një nga dëshmitë pikërisht nga qyteza e Santu Lussurgiu.

Sardenja është një nga destinacionet turistike verore më të njohura në Itali dhe Europë, dhe po ngrihej me vështirësi nga kriza globale e virusit pandemik.

Lexo më shumë  Ukraina do të prodhojë dronë në Gjermani në sasi industriale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *