Lajme

Sarandë – Shembet ura e Metoqit, e cila lidh zonën bujqësore me fshatin

Ura e Metoqit është shembur. Ura e cila shërbente për lidhjen mes fshatit dhe zonës bujqësore tashmë ka dalë jashtë funksionit.

Dyshohet se shkak i shembjes së urës mund të jetë bërë kalimi i ndonjë kamioni me ngarkesë mbi tonazhin e lejuar prej 10 ton.

Dyshimet nuk përjashtohen dhe për shkak të erozionit të ujit të lumit Bistricë në njërën prej këmbëve të urës. Ende nuk ka nisur puna për rindërtimin e saj.

Lexo më shumë  Flamuri shqiptar ngrihet në New York në 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Kjo shembje ndikon në jetesën e përditshme të banorëve të zonës, të cilët u duhet të shkojnë në zonat bujqësore për të nxjerrë të ardhura.

Rruga Press

YouTube player