Bota

”Sapo kemi filluar me Ukrainën”/ Putini sfidon Perëndimin: “Nëse mendoni se mund të na mposhtni, provojeni”

Vladimir Putini është shprehur sot se të gjithë duhet ta dinë se Rusia në fakt sapo ka filluar me Ukrainën ndërsa ka shtuar se ende nuk ka ardhur pjesa më serioze. Çdo perspektivë për negociatat e paqes do të zbehet sa më gjatë të zvarritet konflikti, sipas asaj që tha presidenti rus në një fjalim të ashpër para liderëve parlamentarë.

Putin shtoi po ashtu se nëse perëndimi dëshiron të mposhtë Rusinë në fushën e betejës, është i mirëpritur ta provojë.

Lexo më shumë  Ministri ukrainas i Mbrojtjes thotë se rusët nuk janë pajtuar për armëpushim

“Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë mund të thuash, le ta provojnë. Kemi dëgjuar shumë herë se Perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit. Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se gjithçka po shkon drejt kësaj. Të gjithë duhet ta dinë se, në përgjithësi, ne nuk kemi filluar asgjë ende seriozisht. Në të njëjtën kohë, ne nuk i refuzojmë bisedimet e paqes. Por ata që i refuzojnë duhet ta dinë se sa më tej të shkojë, aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne.” 

Rruga Press

Lexo më shumë  Reuters ka publikuar tekstin e plotë të propozimeve të Ukrainës në bisedimet e Stambollit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit