Bota

Sanksionet po japin efekt – Rusia po humb tregjet e naftës në ekonomitë më të mëdha të botës

Brazili ka filluar të reduktojë importet e karburantit dizel rus pas sanksioneve të SHBA-së.

Megjithëse Brazili është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në botë, ai importon rreth një të tretën e dizelit për shkak të kapacitetit të kufizuar të rafinimit.

Në fillim të vitit 2025, Rusia furnizonte rreth 60 përqind të importeve të dizelit të Brazilit, por deri në tetor kjo pjesë kishte rënë vetëm në 17 përqind.

Lexo më shumë  Vazhdon kapja e mediave nga Vuçiqi, Stojkoviq: Edhe N1 Serbia po transformohet në shërbim të pushtetit

Në të njëjtën kohë, kompania shtetërore kineze Yanchang Petroleum ka refuzuar të blejë naftë të papërpunuar ruse në tenderin e saj më të fundit për furnizime midis dhjetorit dhe shkurtit, raporton reuters.

Tregtarët i atribuojnë këtë lëvizje sanksioneve më të ashpra perëndimore që synojnë sektorin e naftës ruse dhe eksportuesit kryesorë. Nga frika e sanksioneve dytësore, si kompanitë kineze ashtu edhe ato indiane kanë filluar të shmangin marrëveshjet me Moskën – edhe pse Yanchang kishte qenë më parë një blerës i rregullt i naftës ESPO dhe Sokol.

Lexo më shumë  Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

Yanchang, një nga rafineritë më të mëdha kineze, përpunon rreth 348 mijë fuçi në ditë.

Analistët vënë në dukje se, pavarësisht bashkëpunimit të vazhdueshëm të Pekinit me Moskën, edhe Kina po fillon të ndjejë presionin në rritje të sanksioneve perëndimore.

Rruga Press

YouTube player