Sanksionet e reja! Sekuestrohet një avion rus në Britani, nisin hetimet për pronarin
Pas njoftimit se sanksionet e aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar përfshijnë aftësinë për të kapur çdo avion rus, Sekretari i Transportit, Grant Shapps, ka zbuluar se kanë konfiskuar tashmë një avion, për të cilin do të nisin dhe hetimet e pronësisë.
“Ka një avion të tillë në terren në Farnborough që unë e kam konfiskuar në thelb ndërkohë që ne kryejmë hetime të mëtejshme, për ditët e fundit,” i tha ai BBC Breakfast.
“Është shumë e rëndësishme që ne të kemi ligjet në dispozicion për të mundësuar që kjo të ndodhë.”
Rruga Press