Sanksionet britanike shtrihen dhe në mediat ruse të kontrolluara nga Kremlini
Ofcom autoriteti rregullator dhe i konkurrencës i miratuar nga qeveria britanike për industrinë e transmetimit, telekomunikacionit dhe postës në Mbretërinë e Bashkuar i ka hequr licencën e transmetimit medias ruse, Russia Today (RT) e mbështetur nga Kremlini me efekt të menjëhershëm.
Rregullatori tha se nuk besonte se RT është “i përshtatshëm dhe i duhuri” për të mbajtur një licencë transmetimi në Mbretërinë e Bashkuar, pas një hetimi mbi paanshmërinë e mbulimit të lajmeve të pushtimit rus.
”Liria e shprehjes është diçka që ne e ruajmë me çdo kusht në këtë vend,” tha Ofcom.
RT tashmë është hequr nga transmetimi si rezultat i sanksioneve të vendosura në BE, kështu që lëvizja e Ofcom është kryesisht simbolike për momentin shkruan media britanike Skynews.
Rruga Press