Sandulloviq poston sërish fotografinë e fëmijëve të vrarë në Prekaz: U vranë me urdhrat e kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, pasi kishte vendosur lule në varrin e një vajze të vogël në Prekaz e cila ishte vrarë nga forcat serbe, ishte arrestuar nga BIA serbe dhe madje ishte torturuar për disa ditë.
Nga rrahja ai kishte përfunduar në spital me lëndime të rënda, kurse vetë Sandulloviq ka pranuar se i pranishëm gjatë marrjes në pyetje ishte edhe Millan Radoiçiq që ishte në krye të sulmit terrorist në Banjskë, ku si pasojë humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Në një postim të bërë në llogarinë e tij në X, Sandulloviq ka postuar fotografinë e fëmijëve të familjes Jashari, duke kërkuar që të shikohet me vëmendje fotografia dhe pyet nëse janë “ata terroristë”.
“Shikoni mirë këtë fotografi, sepse këta janë fëmijët e familjes Jashari që janë vrarë. Ata u vranë me urdhrat e kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq. Në mesin e fëmijëve ishte 7-vjeçarja Blerina Jashari, e cila u vra me një plumb në kokë”, ka shkruar Sandulloviq.
Presidenti i Partisë Republikane në Serbi, pati vendosur lule mbi varrin e 7-vjeçares, duke kërkuar falje në emër të serbëve që nuk kanë kryer krime, dhe kërkoi falje në emër të paqes dhe të ardhmes të popullit serb dhe atyre shqiptar në Kosovë.
Kjo sipas tij ishte arsyeja pse u rrëmbye, torturua, poshtërua dhe u rrah gati për vdekje nga Shërbimi Sekret serb i njohur si BIA, ku ai theksoi se urdhrat janë dhënë nga kryespiuni Aleksandar Vulin që është dekoruar nga Rusia dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Are these Albanian children terrorists?
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) March 7, 2024
Take a good look at this photo, because these are the murdered children of the Jashari family. They were killed on the orders of the war criminal Slobodan Milosević. Among these children was the seven-year-old girl Blerina Jashari, who was… pic.twitter.com/riN0qCRElD
Rruga Press