Bota

Sanders i bën thirrje Bidenit që të distancohet nga lufta e Netanyahut në Gaza

Senatori amerikan Bernie Sanders i ka bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden që të distancohet nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se të qenit pro-izraelit nuk do të thotë se Uashingtoni duhet të mbështesë kryeministrin izraelit.

Sanders thotë se mbështetja e SHBA-së për luftën mund të jetë një sërë çështjesh që mund t’i pengojë votuesit progresivë demokratë të votojnë për Bidenin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024.

Lexo më shumë  Macron: Vendimi i Supremes në Amerikë për anulimin e tarifave tregon rëndësinë e kundërmasave në demokraci

“Shpresoj që Biden të kuptojë se ju mund të jeni pro-Izraelit pa e mbështetur Netanyahun dhe luftën e tmerrshme që ai po bën kundër popullit palestinez”, ka thënë Sanders për The Guardian.

I pyetur për faktin se ai nuk ka bërë thirrje për armëpushim në luftën e Izraelit kundër grupit terrorist Hamas, dhe nëse kjo mund të shkaktojë përçarje në Partinë Demokratike, Sanders u shpreh: “Unë mendoj në fund të ditës do të jemi mirë”.

Sanders mendon se armëpushimi i përhershëm mund të çojë në përsëritjen e sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Një sondazh i publikuar muajin e kaluar zbuloi se shumica e amerikanëve kundërshtojnë trajtimin që Biden po i bën luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Sondazhi zbuloi gjithashtu një ndarje midis votuesve të rinj dhe të moshuar. Sondazhi zbuloi se në mesin e njerëzve midis moshës 18 dhe 29 vjeç, gati tre të katërtat nuk e miratojnë mënyrën se si Bideni po e trajton konfliktin.

Rruga Press

YouTube player