Bota

Samiti i G20, liderët zotohen për aksione ndaj klimës, prioritet COVID-19

Samiti i G20 në Romë përfundoi të dielën me miratimin e një deklarate që rikonfirmon  bashkëpunimin ndërkombëtar në tejkalimin e sfidave globale,  të cilat janë vënë më shumë në dukje gjate pandemisë së COVID- 19.

Udhëheqësit e ekonomive kryesore të botës janë zotuar të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për të adresuar pasojat e pandemisë, për të mbështetur rimëkëmbjen dhe për të qëndruar vigjilentë ndaj sfidave globale si ndërprerja e zinxhirit të furnizimit.

Duke theksuar rolin thelbësor të vaksinave në luftën kundër pandemisë, ata u zotuan se do të avancojnë përpjekjet për të siguruar akses në kohë, të barabartë dhe universal në vaksina, terapi dhe diagnostikime të sigurta, cilësore dhe efektive, duke ndihmuar veçanërisht vendet me të ardhura mesatare.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Lidhur me ndryshimet klimatike, liderët mbeten të përkushtuar ndaj qëllimit të Marrëveshjes së Parisit për të mbajtur rritjen mesatare globale të temperaturës nën dy gradë Celsius dhe për të vazhduar përpjekjet për ta kufizuar atë në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

“Ky samit ishte një sukses,” tha kryeministri italian Mario Draghi në konferencën përmbyllëse , duke shtuar se bashkëpunimi është thelbësor për çështje si klima, pasuria dhe varfëria.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

G-20 ripohoi angazhimet nga vendet e pasura për të mobilizuar 100 miliardë dollarë (86.50 €) çdo vit për të ndihmuar vendet më të varfra të përballen me ndryshimet klimatike.

Anëtarët e G20 përbëjnë pothuajse dy të tretat e popullsisë së botës, mbi 80 për qind të prodhimit të brendshëm bruto global (GDP) dhe 75 për qind të tregtisë globale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *