Samiti dy-ditor, lidërët e BE-së mblidhen në Bruksel
Gjashtë javë pasi liderët europianë u mblodhën për herë të fundit në Bruksel, ata do të mblidhen sërish në një samit që do të zgjasë. Lufta në Ukrainë është në krye të axhendës (megjithëse tensionet midis Francës dhe Gjermanisë për energjinë bërthamore dhe motorët me djegie janë të mëdha) dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, do t’i bashkohet samitit në ditën e parë.
Ndër pikat e rendit të ditës në dy ditët e ardhshme, sipas këshillit, janë:
Llogaridhënia e autorëve
Rritja e mëtejshme e presionit kolektiv ndaj Rusisë
Përdorimi i aseteve të ngrira për rindërtimin e Ukrainës
Mbështetje për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave ushtarake dhe mbrojtëse të Ukrainës
Siguria globale e ushqimit
Çmimet e larta të energjisë
Ulja e kërkesës për gaz
Siguria e furnizimit
Varësia nga karburantet fosile ruse
BE-ja i ka “vënë në dispozicion” 67 miliardë euro (73 miliardë dollarë amerikanë) Ukrainës që nga fillimi i luftës. Kjo është e barabartë me rreth 27% të PBB-së totale të Ukrainës për vitin 2021, përpara se Rusia të pushtonte vendin.
Rruga Press