Opinion/Aktualitet

Samir Mane, Voldemorti shqiptar

Shkruan Andi Descartes

Ditën e djeshme, Gazment Bardhi i përmendi me emër Edi Ramës Samir Manen dhe Salillarin si dy nga oligarkët që po ndikonin që të zgjidhje në Kushtetuese Ardian Dvorani. Në këtë pikë duhet përgëzuar Bardhi i cili ka përmendur edhe Çet Katrstin disa herë në Kuvend.

Por, me një kujdes kirurgjikal, emri i tij u hoq nga zbardhet dhe nga kronikat e shumë medieve, dhe ngeli vetëm termi oligark në ajër. Emri i tij është hequr edhe nga ato medie që e mbajnë veten opozitare, në konflikt me Ramën e Veliaj, apo edhe mbështetëse të Berishës. Të gjitha, në një unison të dakordësuar, e “zhdukën” emrin e Samirit.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kështu, Samir Mane ka marrë statusin e Valdemortit, emri i të cilit nuk duhet përmendur, sikur është i rrethuar me një tis tmerri dhe frike nga mediet. Sigurisht, kur je furnizuesi më i madh me para dhe reklama, mediet duhet të qepin gojën kur të përmendet emri. Ndërsa sot ka nisur të qarkullojë në disa medie një reklamë e tij.

As opozita sovraniste nuk guxon ta përmendë emrin e Samir Voldemorit, pasi ishte Berisha ai që e rriti dhe ia la në prehër Ramës, ndërsa akoma vazhdon që të marrin para nga ai.

Oligarkët nuk janë UFO, por janë njerëz që kanë emra konkretë dhe kontrollojnë ekonominë, qeverinë dhe mediet në vend. Retorikat politike me koncepte dhe pa e drejtuar gishtin tek emrat e oligarkëve është demagogji dhe llogje.

Mos kini frikë ta thoni se Samir Mane është oligarku më i madh në vend!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *