KryesoreLajme

Samir Mane, oligarku i Shqipërisë që dyshohet se korruptoi Ilir Metën me një vilë për të ndryshuar ligjin në Parlament

Prokuroria e Posaçme (SPAK), në njoftimin zyrtar për arrestimin e Ilir Metës ka zbuluar edhe rastet ku dyshohet se Meta ka kryer korrupsion.

Në një prej tyre përmendet edhe biznesmeni S.M, që rezulton të jetë Samir Mane, njeriu më i pasur në Shqipëri.

Sipas SPAK, Samir Mane ka korruptuar Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin duke u dhënë një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit.

Lexo më shumë  Kurti publikon marrëveshjet e nënshkruara në Procesin e Berlinit

Në dosje thuhet se Monika Kryemadhi me porosi të Samir Manes ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit.

“Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.)”- thuhet mes të tjerash në njoftimin e SPAK.

Lexo më shumë  Muja: Saimir Mane njëfarë vakti edhe në Kosovë ka bë ligje kur ka qenë Qeveria Hoti

Pra, njeriu më i pasur në Shqipëri, i shpallur edhe investitor strategjik nga qeveria, ka korruptuar dy nga politikanët më të rëndësishëm të vendit për të ndryshuar një ligj në Parlament.

Një skandal që SPAK do të duhet ta hetojë më thellë, pasi tregon që ligjet në Kuvend miratohen sipas interesave të oligarkëve të Shqipërisë.

YouTube player