Argument

Sami Lushtaku, ky kryetar pa letra i PDK-së, po tenton me shtri pushtetin e tij përmes marionetave të tij politike në Prishtinë, Mitrovicë e e deri në Prizren

Nga Haxhi Avdyli

Sami Lushtaku, ky kryetar pa letra i PDK-së, nuk bën të nënçmohet.

Pasi fitoi në Skenderaj, e humbi në Drenas, po tenton me shtri pushtetin e tij politik përmes marionetave të tij politike ne Prishtinë, Mitrovicë e e deri ne Prizren.

Prandaj te dielen qytetarët, gjatë hudhjes se votës në kuti do jenë para dilemës për të rritur pushtetin e Sami Lushtaku edhe Prishtinë, Prizren, Mitrovicë etj, apo ai të izolohet në pashallakun e tij politik në Skenderaj.

Për të mirën e komunave tona është që ai të punoi në Skenderaj, meqë qytetarët atje ashtu kanë vendosur, prandaj skemi pse duhet edhe qytetarët e komunave tjera ta kenë kryetar nën hije.

Te dielen të ipet njeherë mundësia me vendos për fatin e qytetit tuaj.

Samia ta lëmë kryetar në Skenderaj, qytetet tona, të udhëheqjen nga qytetarët tanë të ndershëm .

Rruga Press

YouTube player