Salute to Albania! Pullat e postës, si e inkurajonte SHBA-ja luftën e shqiptarëve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin një ndër fuqitë kryesore të luftës kundër nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që mbështeti me armë dhe logjistikë të gjitha shtetet që u përballen me ushtrinë e Hitlerit.
Krahas kësaj, SHBA-të i kanë dhënë edhe një mbështetje morale shteteve të radhitura kundër nazizmit, siç ishte edhe përdorimi i flamujve apo mesazheve në pullat e postës.
Sëfundmi janë publikuar fotot e disa pullave të postës amerikane me flamurin shqiptar dhe me mesazhe inkurajuese ndaj shqiptarëve.
“Shqiponja e lirisë mban shpatën e drejtësisë”, shkruhet në njerën prej pullave, mesazh i shoqëruar edhe me flamurin shqiptar.
Rruga Press