Salih Zyba: Prioritetet e PDK-së nuk ishin populli dhe shteti, por partneriteti me Listën Serbe
Po t’i kishin luftuar PDK dhe disa satelitë të saj në Prishtinë strukturat e Serbisë dhe bandat e Radoiçiqit në Mitrovicë sikur po i luftojnë sot fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Faton Pecin, Kosova sot nuk do të kishte pasur:
Marrëveshje për Zajednicë,
Ligj për amnistim të kriminelëve,
Institucione paralele,
Targa të KM-së,
Grupa kriminale që terrorizonin shqiptarët kur kalonin Ibrin,
Gatishmëri për ndarje të Kosovës.
Atëherë, prioritetet e PDK-së nuk ishin populli dhe shteti, por partneriteti me Listën Serbe.
Fitorja e LVV-së dhe angazhimi i Faton Pecit tregojnë se disa prioritetet nuk mund të komprometohen: drejtësia, uniteti dhe sovraniteti i Kosovës.
Rruga Press

