Lajme

Sali Berisha nuk tërhiqet: Do ta çlirojmë shtëpinë tonë!

Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të tërhiqet dhe se selia e PD, “do të çlirohet”. 

Policia nuk po lejon rikthimin e Berishës dhe protestuesve në selinë e PD-së, pas ndërhyrjes me kërkesë të Lulzim Bashës. 

Ky i fundit hodhi një sasi të jashtëzakonshme të gazit lotsjellës, duke sjellë probleme shëndetësore për personat brenda dhe jashtë selisë. 

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Selia është shndërruar në bunker të shtetit. Ne e konsiderojmë shtëpinë tonë dhe do ta çlirojmë. Nuk është shtëpia e Edi Ramës, Edi Rama ka shtëpi tjetër!

Ne nuk përdorëm dhunë, por u dhunuam nga të gjitha anët. Kjo është një gabim i rëndë, një krim.

Për të hyrë në shtëpi të vet nuk mund t’ja mbyllësh derën kujt. Ai mbylli derën dhe kjo do të ndodhë. Nuk është vila private e Bashës, është shtëpia e demokratëve“, tha Berisha për mediat. 

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *