Bota

Sabotazhi i Nord Stream, Gjermania urdhër-arresti për zhytësin ukrainas

Gati dy vjet pas atentateve me lëndë shpërthyese kundër gazsujellësit në Detin Baltik, Prokuroria e Përgjithshme Gjermane ka lëshuar urdhër-arrestin e parë.

Sipas informacioneve të televizionit ARD, gazetës “Süddeutsche Zeitung”, SZ dhe Die Zeit bëhet fjalë për një ukrainas me emrin Volodymyr Z., që së fundmi ka qëndruar në Poloni. Në mesin e të dyshuarve janë edhe dy nënshtetas të tjerë ukrainas, mes tyre një femër. Sipas të dhënave ata kanë marrë pjesë në atentat, me gjasë si zhytës dhe kanë ofruar lëndën shpërthyese në gazsjellës. Informacionet për personat e dyshuar bazohen në të dhëna të shërbimit informativ të një vendi tjetër.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Siç është njoftuar, këta persona, sipas hetimeve, në shtator 2022 kanë qenë duke lëvizuar me një jaht me vela “Andromeda” në Detin Baltik. Në një kohë që Suedia dhe Danimarka i mbyllën hetimet në fillim të vitit për këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme Gjermane i vazhdoi hetimet. Sipas mediave, hetuesit kanë mbledhur me sa duket prova të mjaftueshme për të arritur një urdhër arrest në Gjykatës Federale.

Më 26 shtator 2022 u shkatërruan tre nga katër linjat e të dyja linjave të gazsjellësit Nord Stream në rreth 80 metra thellësi në tabanin e Detit Baltik. Përmes të dy përçuesve të Nord Stream prej vitesh kalonte një pjesë e madhe e gazit rus drejtpërdrejt në Gjermani. Shumë shtete lindore e perëndimore e kishin kritikuar këtë projekt duke paralajmëruar për pasojat gjeopolitike të mënjanimit të Europës lindore.

YouTube player