Sa zgjat Kurban Bajrami?
Myslimanët në të gjithë botën kanë filluar të festojnë Kurban Bajramin sot dhe kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin Islamik.
Kurban Bajrami – ‘festa e sakrificës’ – është koha që të dashurit të vijnë për të ndarë dhe për të shijuar festën së bashku.
Gjithashtu, është koha e vitit kur shumë myslimanë bëjnë një pelegrinazh pesë-ditor në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, të quajtur Haxh, e cila është diçka që myslimanët pritet ta bëjnë të paktën një herë në jetën e tyre.
Kurban Bajrami bie në ditën e dhjetë të Dhu al-Hixhah, muaji i 12-të dhe i fundit në kalendarin Islamik.
Por sa zgjat?
Sa zgjat Kurban Bajrami?
Kurban Bajrami zgjat katër ditë duke filluar nga sot, 20 korrik.
Ashtu si Bajrami i Madh, data e Kurban Bajramit varet nga kalendari hënor islamik.
Kremtohet në ditën e 10-të Dhū al-Hixhah, muaji i dymbëdhjetë dhe i fundit i kalendarit islamik.
Vlerësimet fillestare kishin vendosur datën e fillimit të Kurban Bajramit si 19 Korrik, megjithatë data e pritshme e Bajramit u shty për një ditë dhe tani do të zgjasë deri të Shtunën, 24 Korrik.
Si festohet Kurban Bajrami?
Kurban Bajrami përkujton sakrificën e bërë nga profeti Ibrahim dhe myslimanët zakonisht festojnë duke kryer një kurban, një ‘flijim’.
Kafsha që flijohet – e cila mund të jetë një dele, një dhi, një lopë ose një deve – ndahet në tre pjesë.
Tradicionalisht, një mysliman do t’ua jepte një pjesë të kafshës të varfërve ose të pambrojturve, ndërsa dy të tjerat janë pjesë për familjen dhe fqinjët.
Gjatë mëngjesit të Kurban Bajramit lexohet një lutje e veçantë e quajtur Salat al-Eid, përpara lutjes Dhuhr në mesditë.
Myslimanët tradicionalisht vishen me rrobat e tyre më të mira gjatë Bajramit, ndajnë dhurata dhe shijojnë vaktet me të dashurit e tyre.
Për t’i uruar dikujt “Gëzuar Bajramin” mund të thuhet edhe ‘Eid Mubarak’, që përkthehet ‘Bajram i Bekuar’./Metro.uk
©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara