Bota

Sa vite i duhen Ukrainës që të pastrojë minat ruse në territorin e saj

“Ukrainës do t’i duhet të paktën një dekadë për të pastruar të gjitha minat dhe eksplozivët nga toka dhe uji i saj pas luftës.” Kështu është shprehur të premten një zëdhënës i shërbimit të urgjencës shtetërore të Ukrainës.

Deri më tani, Ukraina ka arritur të pastrojë 620 kilometra katrorë tokë që ishte e mbushur me mijëra pajisje shpërthyese, duke përfshirë 2,000 bomba të hedhura nga ajri, sipas Oleksandr Khorunzhiy.

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit

Pothuajse 300,000 kilometra katrorë, rreth gjysma e territorit të Ukrainës, shihen ende si të kontaminuara.

“Do të duhen deri në 10 vjet, sipas një shifre optimiste. Sepse ne ende nuk e dimë se çfarë po ndodh në territoret ku po zhvillohen luftime aktive tani”, theksoi më tej Oleksandr Khorunzhiy.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *