Bota

Sa vende Europiane kanë udhëheqëse gra?

Magdalena Andersson është gruaja e parë kryeministre në historinë e Suedisë.

Por, Andersson është pjesë e një pakice në Europë, pasi vetëm pesë gra kanë poste ekzekutive në Bashkimin Europian: Sanna Marin e Finlandës, Kaja Kallas e Estonisë, Ingrida Šimonytė e Lituanisë, Mette Frederiksen e Danimarkës dhe Angela Merkel e Gjermanisë.

Aktualisht, Merkel është kancelarë teknike që prej zgjedhjeve në shtator, por 67-vjeçarja drejton Gjermaninë që prej vitit 2005 dhe është udhëheqësja më jetëgjatë në Europë.

Për të shënuar ngjitjen në pushtet të Andersson, Euronews ka hulumtuar mbi postet e rëndësishme që mbahen nga gratë në mbarë Europën.

Udhëheqëset në pushtet

Në këtë listë janë përfshirë ato udhëheqëse që kanë më shumë pushtet ekzekutiv – republikë presidenciale apo republikë parlamentare  – pra politikanët që marrin pjesë në takimet e Këshillit Europian.

Përtej kufijve të Bashkimit Europian, gratë mbajnë postet të larta edhe në tri shtete të tjera në Europë, si kryeministrja islandeze Katrin Jakobsdottir, kryeministrja e Moldavisë Natalia Gavrilita, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Një tjetër institucion i rëndësishëm që udhëhiqet nga një grua është Komisioni Europian, drejtuar nga Presidentja Ursula von der Leyen.

Udhëheqëse gra të së shkuarës

Njëmbëdhjetë shtete në Europë kanë pasur udhëheqëse gra, në rast se marrim në konsideratë rolet ekzekutive.

Për shembull, Franca ka pasur një kryeministre, por posti më i rëndësishëm në republikën presidenciale nuk është mbajtur kurrë nga një grua.

Pas Merkel, gruaja që ka qëndruar më gjatë në pushtet është Margaret Thatcher, njohur edhe si ‘Zonja e Hekurt’, duke qëndruar në krye të qeverisë britanike nga viti 1979 deri në 1990.

Ndërsa, Vassiliki Thanou pati jetëgjatësinë më të shkurtër në krye të ekzekutivit grek, si kryeministre teknike për 25 ditë në vitin 2015.

Gratë në parlament

Në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, mesatarisht 32.7 për qind e ulëseve në parlament janë zënë nga gratë – thënë ndryshe, as një e treta.

Në union nuk ekziston sot asnjë shtet që ka një parlament me shumicë grash, edhe pse vlen të përmendet rasti i Suedisë ku afro 49.6 për qind e kuvendit janë ligjbërëse.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

Vendet e tjera nordike, Finlanda dhe Norvegjia, janë gjithashtu në mesin e vendeve ku më shumë se 40 për qind e anëtarëve të parlamentit janë gra, shifër që përkon edhe me numrin e eurodeputeteve.

Lihtenshtajni ka numrin më të ulët të grave në parlament, rreth 12 për qind, ndjekur nga Hungaria dhe Malta me më pak se 15 për qind.

Gratë që mbajnë poste ministrore

Ndryshe nga përfaqësimi në parlament, gratë zejnë shumicën e posteve ministrore në katër qeveri të shteteve anëtare për vitin 2020, sipas Eurostat.

Këto janë Finlanda (54.5%) dhe Suedia (52.2%), si dhe Franca (51.2%) dhe Belgjika (50%).

Mesatarisht, gratë zënë më pak se një të tretën e posteve ministrore përgjatë unionit.

Malta ka numrin më të ulët të grave në qeveri, ku gratë zejnë vetëm 7.7 për qind të vendeve më të mira të punës.

Greqia dhe Estonia gjithashtu janë në fund të listës me vetëm 11.3% dhe 13.3% gra ministre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *