Lajme

Sa të sigurt ndihen shqiptarët për ushqimet që konsumojnë?

7 qershori shënon Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore dhe këtë vit rezulton të jetë rritur numri i ankesave të konsumatorëve.

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit thotë se qytetarët denoncojnë kushtet e tregtimit dhe të ruajtjes së produkteve.

A ndihen të sigurt shqiptarët për ushqimet që konsumojnë?

“Nuk jam dhe aq e sigurt sepse në disa dyqane i gjej ushqimet e skaduara,” – u shpreh një qytetare.

“Ato që shiten, ashtu siç janë i marrim,” – u shpreh një tjetër qytetar.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Ajo që është e sigurt është se numri i denoncimeve për tregtimin në mënyrë të parregullt të ushqimeve, është 3 fishuar që nga fillimi i vitit.

“Konsumatorët denoncojnë për rastet kur produktet mund të kenë tejkaluar afatin e skadencës dhe nuk janë deklaruar, mund të denoncojnë për produkte të cilat duken që në pamje që nuk janë konform për t’u shitur,” – u shpreh Jeta Deda, drejtoreshë e AKU-së.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Që nga shkurti deri më tani janë asgjësuar 800 ton ushqime, e qindra të tjera janë konfiskuar .

Gjatë verës, situata bëhet më problematike për shkak të temperaturave dhe faktin se tregtarët jo gjithnjë i ruajnë siç duhet ushqimet. Për këtë arsye është ngritur një task forcë e posaçme për kontrollet.

Cili do të jetë rezultati saj, do të shihet në muajt në vijim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *