Lajme

Sa të mbrojtur jemi nga vaksinat pas dozës së 2-të dhe nga imuniteti natyral? Publikohet studimi i fundit

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetet sociale një studim të një prej universiteteve më prestigjoze në Botë lidhur me mbrojtjen nga variantet e Covid-19 të personave që e kanë kaluar virusin, dhe atyre që kanë bërë vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca.

Alimehmeti, referuar studimit, shkruan se edhe 1 vit pas kalimit në mënyrë natyrale, anti-trupat janë të matshëm në masën 80 %.

Referuar studimit, 12 muaj pas infektimit, antitrupat neutralizues dhe antitrupat IgG anti-S janë të matshëm në 80% të rasteve (83/104)

Po kështu, 12 muaj pas infektimit, kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:

🦠 variantit infektues origjinal (referencë),
🦠 variantit Alfa: 0.95 (0.92-0.98), dhe
🦠 variantit Delta: 1.03 (0.95-1.11).

Te personat e vaksinuar me dy doza Pfizer (30-55 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:

🦠 variantit origjinal (referencë),
🦠 variantit Alfa: 1.01 (0.78-1.38), dhe
🦠 variantit Delta: 0.85 (0.64-1.14).

Te personat e vaksinuar me dy doza AstraZeneca (14-22 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:

🦠 variantit origjinal (referencë),
🦠 variantit Alfa: 0.96 (0.84-1.09), dhe
🦠 variantit Delta: 0.82 (0.61-1.10).
🇸🇪 Autorët dalin në përfundimet:

Postimi nga Ilir Alimehmeti

“Nëse me të vërtetë e dashuron Natyrën, do të zbulosh bukuri kudo.”

Cit.: Van Gogh

❓ Sa zgjat imuniteti pas infeksionit natyror nga SARS-CoV-2?

❓ A është i efektshëm ky imunitet edhe kundër variantit Delta?

Lexo më shumë  Lista Serbe nuk çertifikohet nga KQZ-ja si pjesmarrëse në zgjedhje

❓ Po me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, çfarë ndodh?

Miqtë e mi, këtyre pyetjeve u është përgjigjur një studim i detajuar i udhëhequr nga Universiteti i tretë në Europë dhe i teti në botë: Karolinska Institute (Suedi).

Në studimin e kryer në bashkëpunim me Agjencinë e Shëndetit Publik Suedi, Universitetin e Uppsalës dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë SciLifeLab, studiuesit e Karolinska Institute studiuan:

🦠 përgjigjen imunitare deri në 12 muaj pas infeksionit natyror, si edhe
👉 përgjigjen imunitare ndaj varianteve shqetësues (me interes janë patjetër variantet Delta dhe Alfa), në
🦠 pacientët e shëruar pas infeksionit natyror,
💉 personat e vaksinuar me dy doza Pfizer,
💉 personat e vaksinuar me dy doza AstraZeneca, dhe
💉 personat e vaksinuar me një dozë AstraZeneca dhe një dozë Pfizer.
🚫 E rëndësishme për interpretimin e rezultateve është të vëmë re se nuk është e njëjta kohë e kaluar pas imunizimit në grupet e ndryshme.

👉 pas infeksionit natyror: 12 muaj,
👉 pas vaksinës Pfizer: 30-55 ditë,
👉 pas vaksinës AstraZeneca: 14-22 ditë.
🙏 Rezultatet janë sa të pritshme aq edhe inkurajuese!
🦠 Te personat e infektuar më parë:

✅ 12 muaj pas infektimit, antitrupat neutralizues dhe antitrupat IgG anti-S janë të matshëm në 80% të rasteve (83/104)

✅ 12 muaj pas infektimit, kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:

🦠 variantit infektues origjinal (referencë),
🦠 variantit Alfa: 0.95 (0.92-0.98), dhe
🦠 variantit Delta: 1.03 (0.95-1.11).

💉 Te personat e vaksinuar me dy doza Pfizer (30-55 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:
🦠 variantit origjinal (referencë),
🦠 variantit Alfa: 1.01 (0.78-1.38), dhe
🦠 variantit Delta: 0.85 (0.64-1.14).
💉 Te personat e vaksinuar me dy doza AstraZeneca (14-22 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:
🦠 variantit origjinal (referencë),
🦠 variantit Alfa: 0.96 (0.84-1.09), dhe
🦠 variantit Delta: 0.82 (0.61-1.10).
🇸🇪 Autorët dalin në përfundimet:

Lexo më shumë  Haxhiu: Serbia të dorëzojë kryeterroristin Radoiçiq

✅ Rezultatet tona tregojnë një reduktim fillestar të antitrupave IgG që pastaj mbeten në nivele të qëndrueshme 12 muaj pas infektimit të lehtë nga SARS-CoV-2.

✅ Këto antitrupa paraqesin aftësi neutralizuese kundër varianteve B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta) të ngjashme me aftësinë neutralizuese kundër variantit origjinal, aftësi e cila është e qëndrueshme në kohë, duke përfaqësuar një imunitet të fuqishëm kundër këtyre varianteve të shpërndara në të gjithë botën.

✅ Gjetjet tona të neutralizimit afatgjatë të varianteve të përhapura gjerësisht B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta), 1 vit pas infektimit të parë, mund t’i ndihmojnë politikëbërësit e programeve të vaksinimit në vendet me burime të pakëta gjatë prioritizimit të numrit të kufizuar të vaksinave në dispozicion.

🌳 Ne mund ta harrojmë me naivitet Natyrën miqtë e mi, por Ajo kurrë nuk na harron ne! 🌻

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *