Sa shpesh i ndërroni furçat e pastrimit?
Të gjithë i duam kërpudhat në sallatë apo picë, por kur është fjala për mjete higjienike, kërpudhat duhet të jenë larg.
Një shfrytëzues i rrjetit social Redit, është befasuar kur i ka parë në furçën për pastrim, dy kërpudha që janë rritur brenda natës.
Këto bimë, kanë mbirë në furçën me bazë druri dhe ambienti me lagështi, ka bërë që të rriten shpejtë.
Kjo është një shembull i mirë, që tregon se furçat dhe mjetet tjera në banje, përmbajnë shumë papastërti, andaj duhet të ndërrohen shpesh.
Rruga Press