Sa paguhen “kokat e shtetit”? Meta më i kushtueshmi, e ndjek Rama
TIRANË- Të dhënat e deklaruara për politikanët në vend, të cilët duket se nuk i kanë shpëtuar skandalit me rrjedhjen e të dhënave personale. Të dhënat, të cilat janë të një viti më parë, gjë që duket edhe nga postet e personazheve të përzgjedhur, tregojnë pagën, numrin e ID së kartës së identitetit dhe detyrën për të cilën paguhen.
Kështu që në listë rezulton Gramoz Ruçi si kryeparlamentar dhe Ardi Veliu, si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nuk rezulton se ka marrë para si rrogë mujore. Megjithatë më i paguari në vend (gjithmonë në bazë të detyrave të zyrtarëve të lartë të vendit) rezulton kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili merr 250000 lekë të reja. Ndërsa më pak paguhet kryeministri Edi Rama, edhe pse diferenca nuk është shumë e madhe. I treti në rend pagese është, ose më saktë ishte, Ruçi, paga e të cilit tani i kalon Lindita Nikollës.
LISTA E EMRAVE DHE PAGA RESPEKTIVE
Edi Rama 228730.00
lir Meta 257000.00
Sali Berisha – nuk rezulton
Lulzim Basha -kryetar i një partie politike 150000.00
Monika Kryemadhi – nuk rezulton
Erion Veliaj- 174760.00
Ardi Veliu- 172500.00
Gramoz Ruçi 228730.00
Rruga Press