Sa herë opozita përsërit se Albini ka thënë kështu, Albini ka thënë ashtu
Shkruan Ali Mehmeti
Sa herë opozita, sikur sot në kuvend, përsërit se Albini ka thënë kështu, Albini ka thënë ashtu, unë nuk mund t’i rezistoj tundimit mos ta përsëris postimin tim nga muaji shkurt i këtij viti.
Albini ka thënë kështu …. përsërit opozita.
Albini ka thënë ashtu …. përsërit opozita.
Po!
Albini ka thënë kështu … para se fshatrat me shumicë serbe të shndërrohen në komuna.
Albini ka thënë ashtu … para se të shpallen tokat shoqërore sikur toka kishtare.
Albini ka thënë kështu … para se të falen 8200 hektarë tokë Malit të Zi.
Albini ka thënë ashtu … para se të votohet Gjykata Speciale.
Albini ka thënë kështu … para se të nënshkruhet marrëveshja mbi “zajednicën” në vitin 2013 dhe 2015.
Albini nuk tha as ashtu, as kështu, pasi që ju i aprovuat të gjitha këto me 2/3 e votave në Kuvendin e Republikës së Kosovës!
P.S. Kjo shkarje e qëllimshme në kohë, ma kujton propagandën serbe nga pas lufta, kur UÇK-ja akuzohej për transplantimin e organeve gjatë viteve 98-99, që rezultoi me raportin e Dick Martyt. Kur, sikur argument merrej procesi gjyqësor i rastit “Medicus”, që ndodhi shumë vite pas lufte, kur u dënuan disa shqiptar për transplantim të paligjshëm të organeve në Prishtinë, por pa e përmendur asnjëherë kohën kur ndodhi ky proces.