Lajme

Sa e vlefshme është një kartë studenti në Tiranë?

Prej 3 muajsh, Megi Stambollxhiu studente në vitin e parë në fakultetin e Shkencave Politike, është pajisur me kartën e studentit. Por, sa e vlefshme ka qenë kjo kartë për Megin?

“Nuk është se më ka shërbyer shumë, thjesht më ka shërbyer për t’u regjistruar në bibliotekën e lagjes”, u shpreh vajza.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, studentët përfitojnë mbi 40 shërbime dhe lehtësi të tjera.

Vendosëm që bashkë me Megin të shkojmë nëpër disa prej institucioneve shtetërore dhe private, që përfshihen në listën ku studentët përfitojnë shërbime.

Fillimisht ndalemi në BunkArt, ku studentët përfitojnë ulje çmimi me 20%. “Nga 500 lekë që ishte çmimi, e përfitova me 300 lekë”, tha ajo.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Më pas te “Shtëpia e Gjetheve” ku biletën e përfiton me 70 % ulje. “Një nder vendet ku ne sipas kartës përfitojmë ulje është edhe Shtëpia e Gjetheve. Nga çmimi 700 lekë e përfitova 210 lekë”, tregon studentja.

Ulje të çmimeve studentët përfitojnë edhe në disa subjekte private, por a u shërben kjo studentëve?

“Është qesharake sesi mund të na ofrojnë ulje në dyqane ku ne si student as nuk mund të futemi për të parë, jo më për të blerë diçka. Ulje që ne përfitojmë është shumë e ulët në krahasim me çmimet e larta që kanë ata dyqane”, tha ajo.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Në listën e këtyre subjekteve private janë kryesisht dyqane veshjesh, bizhuterish apo shërbime të tjera në të cilat çmimi më i ulët mund të jetë 50 euro, që do të thotë se pavarësisht përfitimit përmes kartës, mbetet vlerë e lartë për t’u përballuar nga një student.

Për Megin karta duhet të përfshinte disa pika të tjera. “Do të doja të kishim ulje në ndonjë kafe ose ne disa mensa ku ne si student të kishim mundësi të hanim të paktën një vakt me çmim më të ulët”, thotë vajza./euronews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *