Lajme

Sa do të ndikojë në ekonomi mini-Shengeni? Beqiraj: Serbia përfituesja e madhe

Ish-zv.ministrja e Financave në Qeverinë Rama, Irena Beqiraj, në një intervistë për Syri Tv, foli për Mini-Shengenin Ballkanik dhe si do të ndikojë në ekonomi.

Beqiraj theksoi se Serbia është përfituesi më i madh, sidomos ekonomikisht, për shkak se eksporton më shumë se çdo vend ballkanik.

“Me Kosovën, do isha për treg të përbashkët dhe të lehtësojmë tregtinë, nga dokumentet dhe procedurat, që pengojnë nëpër dogana dhe të kemi kufij të përbashkët, të kemi një ndalesë e jo disa.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Serbia do jetë përfituesi më i madh sepse eksperton më shumë në rajon e do jetë përfituesja më e shpejtë, në rast se kemi bashkim doganor. Unë mendoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet që t’i futen kësaj rruge, nuk duhet bashkim doganor, por të kemi treg të përbashkët.

Serbia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë, Shqipëria nuk e ka këtë gjë. Ne nuk dimë ku të shkojmë, është akrobaci politike, pa përfitim ekonomik për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk mund të ketë bashkim doganor mes vendeve tona, për shkak të nivelit ekonomik të shteteve ballkanike. Ne duhet të thellojmë CEFTA-n.

Lexo më shumë  Kurti pret në kryeministri heroin nga Kosova që shpëtoj nga flakët banorët e një ndërtese në Itali

Të gjitha vendet e rajonit duhet të punojnë shumë me ekonomitë e tyre të brendshme. Iniciativa është e rrezikshme, do humbim kohë më kot”, u shpreh Beqiraj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *