Bota

Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka theksuar nevojën për të ndryshuar trajektoren e konfliktit në Ukrainë. 

Gjatë një ndalese në Athinë, teksa po zhvillon turneun e tij të parë rajonal në Mesdheun lindor, lideri i NATO-s ka thënë se është jetike që anëtarët e aleancës të përmbushin angazhimet e dala nga samiti i NATO-s që u mbajt në SHBA në korrik, raporton The Guardian. 

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

“Mbështetja jonë për Ukrainën i ka mbajtur ata në luftë, por ne duhet të shkojmë më tej për të ndryshuar trajektoren e konfliktit”, ka deklaruar Rutte përpara se të mbante një drekë pune me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. 

“Ne duhet të ofrojmë mbrojtje kritike ajrore dhe të përmbushim angazhimet e marra në samitin e NATO-s në Uashington. Komanda e re, komanda e NATO-s për të koordinuar ndihmën dhe trajnimin e sigurisë (NSATU), premtimi financiar prej 40 miliardë eurosh në 2024 dhe masat e mëtejshme për ta afruar Ukrainën me NATO-n”, ka shtuar ai. 

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Duke theksuar rëndësinë e forcimit të “parandalimit dhe mbrojtjes” së bllokut, Rutte ka thënë se ishte gjithashtu e rëndësishme që të rriteshin investimet dhe prodhimi në industrinë e armëve.

YouTube player