Rusia veproi! Ambasadorët e NATO-s zhvillojnë mbledhjen e jashtëzakonshme
Ambasadorët e 30 vendeve anëtare të NATO-s po zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme, pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë. Mbledhja po zhvillohet në Bruksel pas nisjes së një operacioni ushtarak rus kundër Ukrainës, tha një zëdhënës i Paktit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e dënoi sulmin “të paprovokuar” ndaj Moskës. Ai pritet të mbajë një konferencë për shtyp rreth orës 12:30 (ora e Brukselit; 13:30 me orën greke), sipas një zëdhënësi të aleancës.
Rruga Press