Bota

Rusia vendos sanksione ndaj 61 zyrtarëve të SHBA-së

Rusia ka vendosur sanksione ndaj 61 zyrtarëve të tjerë amerikanë, duke i ndaluar ata të hyjnë në vend. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse, shkruan CNN.

Lista përfshin krerët e firmave kryesore të mbrojtjes, platformave mediatike, agjencive të vlerësimit dhe kompanive të ndërtimit të avionëve dhe anijeve, si dhe zyrtarë individualë të Departamentit të Shtetit në SHBA.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Sipas ministrisë ruse, sanksionet ishin një masë e vendosur si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së kundër figurave politike dhe publike ruse, si dhe përfaqësuesve të bizneseve vendase.

Në mesin e 61 të sanksionuarve nga Rusia janë Sekretarja e Thesarit Janet Yellen, Përfaqësuesja e Tregtisë Katherine Tai dhe kreu i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve James O’Brien.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *