Bota

Rusia vazhdon sulmet e ashpra në kërkim të pushtimit të Donbasit

Trupat ukrainase u përfshinë në luftime të ashpra me ushtarët rusë në qytetin industrial të Severedonetskut, derisa qytetet e tjera ishin nën granatime të vazhdueshme.

Severedonetsku është bërë objektiv kryesor i ofensivës ruse në Donbas, që përfshin provincat e Luhanskut dhe Donetskut, teksa pushtimi rus po vazhdon, shkruan Reuters të martën.

“Në qytet, luftimet e ashpra në rrugë po vazhdojnë”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një fjalim përmes një videoje. “Ata janë në numër më shumë se ne, por forcat e Ukrainës e kanë çdo mundësi për të luftuar”.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se Rusia po bën të pamundurën duke investuar edhe në ushtrinë e saj për ta marrë qytetin më të madh të mbetur në duart e Ukrainës, Luhanskun.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai tha të hënën se situata është përkeqësuar pasi mbrojtësit ukrainas i kanë detyruar rusët të tërhiqen, pasi dukeshin afër fitores.

Ushtria ukrainase tha se dy civilë u vranë nga bombardimet ruse në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut.

Përveç bombardimeve me artileri, armiku qëlloi nga avionë dhe helikopterë në rajonin e Donetskut, tha të martën shtabi i përgjithshëm i Ukrainës.

Rusia ka mohuar t’i ketë shënjestruar civilët.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Rusia ka thënë se është në një mision për ta “çliruar” Donbasin. Ky rajon që përfshin Donetskun dhe Luhanskun mbahet pjesërisht nga përfaqësuesit separatistë të Moskës që nga viti 2014.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Këtë luftë, ajo e ka quajtur “operacion special ushtarak” për të zhdukur atë që ajo e sheh si kërcënim për sigurinë e saj.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e quajnë këtë një pretekst të pabazë për një luftë që rrezikon të kthehet në një konflikt më të gjerë evropian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *