Bota

Rusia vazhdon pa sukses përpjekjet për ta pushtuar Severodentskun

Kanë kaluar gati dy muaj që kur forcat ruse filluan sulmin e tyre në qytetin e Severodonetskut. Por, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ushtarake, ato nuk po arrijnë ta shuajnë rezistencën e vendosur ukrainase, e as të ndërpresin linjat e furnizimit që u ofrojnë mbrojtësve të mbetur të qytetit armë dhe municione.

Mbrojtja e fortë ukrainase e Severodonetskut, me gjithë humbjet e mëdha, i ka detyruar rusët të përqendrojnë sulmet në një zonë relativisht të vogël dhe të ndalojnë përpjekjet e tyre për të kapur 10% të rajonit të Luhanskut, shkruan CNN të martën.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Presidenti rus Vladimir Putin, shpalli pushtimin e rajoneve lindore të Ukrainës Luhansk dhe Donetsk si një nga objektivat e sulmit ushtarak, të cilin Moska e filloi më 24 shkurt. Tash për tash, ky objektiv është kryesisht i ngecur pasi një pjesë e madhe e Donetskut mbetet nën kontrollin ukrainas.

Forcat ruse po bëjnë përparime të vogla. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se qyteti Metelkino në juglindje të Severodonetskut është pushtuar. Por qëllimi i rusëve për të rrethuar trupat ukrainase që po mbrojnë qytetet Lysychansk dhe Severodonetsk, ende duket shumë larg.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rusët kanë përdorur një taktikë kryesore: zjarrin kundër çdo pozicioni ukrainas. Qëllimi është të mos lihet asgjë në këmbë.

Përdorimi i trupave në terren për të marrë dhe mbajtur zonat urbane ka qenë më pak i shprehur dhe më pak i suksesshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *