Bota

Rusia thotë se po tërheq një pjesë të ushtrisë/ Ukraina: Do e besojmë kur ta shohim vetë

Rusia ka lajmëruar se disa nga trupat e saj po tërhiqen nga kufiri pranë Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka publikuar pamje kur tërhiqen tanket, të cilat do rikthehen në bazë.

Megjithatë, askush nuk thotë me saktësi nëse kjo tërheqje shënon qetësimin e situatës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Rusia duhet të tërheqë të gjithë trupat e saj.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

“Ne kemi një rregull: mos beso atë që dëgjon, beso atë që sheh. Kur të shohim një tërheqje, do të besojmë se situata është qetësuar,” tha ai.

Gazeta Daily Mail shkruan se kjo tërheqje e Putinit mund të jetë një lëvizje taktike mashtruese.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *