Bota

Rusia thotë se nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexei Zaitsev.

Zaitsev tha për gazetarët të premten se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia nuk përkon me qëllimet e Moskës në pushtimin e Ukrainës..

“[Armët bërthamore] nuk mund të përdoren për realizimin e qëllimeve, që janë përcaktuar në kornizën e operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë”, tha ai.

Lexo më shumë  Reuters: Orban po sfidohet seriozisht, partia Tisza në rrugë për të fituar shumicën prej dy të tretash në parlament

Zaitsev tha se sipas doktrinës bërthamore të Rusisë, këto lloje armësh mund të përdoren vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e shtetit.

Zyrtarët perëndimorë publikisht kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore në pushtimin rus të Ukrainës.

Kremlini ka thënë se deklaratat e zyrtarëve perëndimorë për këtë çështje rrezikojnë përshkallëzimin e situatës, edhe pse presidenti rus, Vladimir Putin, pak kohë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, urdhëroi që forcat bërthamore të vendit të vihen në gatishmëri të lartë. /REL/

Lexo më shumë  Britania refuzon vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit: Irani nuk mund të “rrëmbejë” rrugën tregtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *