Rusia thirrje vendeve fqinje të Afganistanit: Mos lejoni praninë ushtarake të NATO-s në territorin tuaj
Rusia këtë të mërkurë ka bërë thirrje vendeve në kufi me Afganistanin që të mos lejojnë praninë ushtarake të SHBA-së apo NATO-s në territorin e tyre.
“Ne u bëjmë thirrje fqinjëve të Afganistanit që të mos lejojnë trupat e SHBA-së dhe NATO-s të lëvizin në Afganistan pas tërheqjes nga Afganistani,” ka thënë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Ndër të tjera Lavrov ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë parë gjithmonë Afganistanin vetëm si një mjet për të zgjidhur qëllimet e veta egoiste gjeopolitike.
Në të njëjtën kohë, ai tha se Afganistani sot është një vend që në thelb është i detyruar të fillojë nga e para, të dalë nga rrënojat fjalë për fjalë dhe figurativisht.
Rruga Press