Bota

Rusia synon të largohet nga OSBE-ja: Ka ardhur koha t’i themi lamtumirë

Parlamenti rus do të votojë më 21 shkurt për pezullimin e pjesëmarrjes së shtetit në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tha kreu i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin.

OSBE-ja, që ka 57 anëtarë përfshirë Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, është pasardhëse e një organizate gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, ku angazhoheshin fuqitë perëndimore dhe sovjetike.

Lexo më shumë  Zelensky publikon video nga sulmet e fundit ruse: Ata që duan negociata paqeje nuk i godasin njerëzit me raketa

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, OSBE-ja gjerësisht është paralizuar nga përdorimi i vetos nga Rusia.

“Është koha t’i themi lamtumirë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”, tha Volodin gjatë një takimi në Dumë, dhomën e ulët të Parlamentit rus, sipas njoftimit në ueb-faqen e Dumës.

“Organizata ka mungesë të pavarësisë, është e politizuar dhe kërcen sipas muzikës së Uashingtonit. Por, më e keqja në këtë situatë është se edhe ne paguajmë para dhe ne jemi një prej lojtarëve më të mëdhenj”.

Lexo më shumë  Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t’i shpëtojë por nuk do t’i lëshojë Rusisë asnjë territor
YouTube player