Bota

Rusia sulmon digën më të madhe në Ukrainë

Diga më e madhe e Ukrainës është goditur nga një sulm rus, kanë thënë zyrtarët. Kompania shtetërore e hidrocentraleve të vendit Ukrhydroenergo tha këtë mëngjes Diga Dnipro e Zaporizhzhia ishte sulmuar, por nuk kishte rrezik për një thyerje.

“Aktualisht ka një zjarr në stacion. Shërbimet e urgjencës dhe punonjësit e energjisë po punojnë në vend, duke u marrë me pasojat e sulmeve të shumta ajrore”, tha kompania.

Lexo më shumë  “Përgatituni për luftë”, shefi i forcave të armatosura britanike lëshon paralajmërim të fortë teksa kërcënimi rus rritet

Trafiku nëpër digë është aktualisht i bllokuar. Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, tha se ky ishte sulmi më i madh në infrastrukturën energjetike të Ukrainës në “kohët e fundit”, shkruan Sky News. 

“Tani armiku po kryen sulmin më të madh në industrinë e energjisë ukrainase në kohët e fundit. Qëllimi nuk është vetëm të dëmtojë, por të përpiqet përsëri, si vitin e kaluar, të shkaktojë një dështim në shkallë të gjerë të sistemin energjetik të vendit”, shkroi ai në Facebook.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

“Fatkeqësisht, ka goditje dhe dëmtime në objektet e prodhimit të energjisë, sistemet e transmetimit dhe shpërndarjes në rajone të ndryshme”, shtoi Halushchenko.

YouTube player