Bota

Rusia shpall Meta-n organizatë terroriste

Shërbimi Federal i Monitorimit Financiar Rus ka shtuar kompaninë amerikane të teknologjisë shumëkombëshe Meta në regjistrin e saj të organizatave të përfshira në terrorizëm dhe ekstremizëm.

Kompania mëmë e Facebook dhe Instagram është ndaluar në Rusi, shkruan CNN.

Ky ndalim tani kërkon që bankat të ngrijnë fondet për kompanitë në atë listë dhe të pezullojnë shërbimet në llogaritë e tyre.

Lexo më shumë  Trumpi kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, Presidenti i KE-së: E papranueshme!

Më 21 mars, Gjykata e Qarkut Tverskoy e Moskës e njohu Metën si një organizatë ekstremiste, duke pretenduar se menaxhmenti i Metës lejoi përdoruesit nga Ukraina të bënin thirrje për dhunë kundër ushtrisë ruse.

Gjykata e hodhi poshtë ankesën e kompanisë amerikane. Vendimi i gjykatës së marsit nuk zbatohej për aplikacionin ËhatsApp, gjithashtu në pronësi të Metës, pasi nuk shpërndan publikisht informacion.

Lexo më shumë  Rusia po rekruton burra të dehur nga qendra rehabilitimi për frontin ushtarak

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *