KryesoreLajme

Rusia shkel armëpushimin energjetik të Trump-it, godet infrastukturen energjitike në Kherson

Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha tha se 45,000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike në Kherson mëngjesin e sotëm si pasojë e granatimeve ruse të sektorit të energjisë.

Ministri i Jashtëm tha këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij lituanez Kęstutis Budrys në Kiev, raporton Ukrinform, transmeton Rruga Press.

“Pas marrëveshjeve në Riad, ka pasur një marrëveshje për të mos goditur strukturën energjetike. Në të njëjtën kohë, Rusia vazhdon të shkelë këtë marrëveshje. Objektet energjetike në Kherson , Kharkiv dhe Poltava tashmë janë dëmtuar dhe këtë mëngjes një tjetër sulm rus dëmtoi një objekt elektrik në Kherson, duke lënë 45,000 banorë pa energji elektrike”, tha kreu i diplomacisë ukrainase.

Lexo më shumë  Po deshe mos e beso, por Trumpi u vendosi tarifa edhe pinguinëve

Siç raportoi Ukrinform më herët, gjatë bisedimeve midis delegacioneve amerikane dhe ukrainase në Riad, Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina ranë dakord të zhvillojnë masa për zbatimin e marrëveshjes midis presidentëve Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky për ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike në Rusi dhe Ukrainë.

Më 28 mars, Presidenti Volodymyr Zelensky udhëzoi ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov t’u paraqesë partnerëve të tij amerikanë faktet e dëmtimit të infrastrukturës energjetike të Ukrainës si rezultat i granatimeve ruse.

Lexo më shumë  Rezalla, plagë e pashëruar: Kurti në 26-vjetor kërkon drejtësi për viktimat e gjenocidit
YouTube player
sqhrenfrdeit